Lifestyle

Parashikimi i motit 22 Gusht 2026

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe i nxehtë do të mbizotërojë kushtet atmosferike në të gjithë territorin shqiptar gjatë orëve të paradites.

Ndërsa gjatë pasdites do të shfaqen kalime vranësirash, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë terriorin e vendit, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Gjatë mbrëmjes dhe natës, atmosfera do të stabilizohet sërisht në të gjithë territorin e vendit. Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimalet duke u luhatur nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Korçës, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 37°C në Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.