Lifestyle

Parashikimi i motit 17 Shtator 2026

Sipas MeteoAlb: Gjatë orëve të paradites; territori Shqiptar do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare; më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e thella malore; Parashikohet që orët e pasdites të VIJOJNE nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta nëpër të gjithë  territorin e vendit; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 9°C temperatura më e ulët në Bajram Curr deri në 35°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mbi mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Burimi;https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-enjte-17-shtator-2026/

Foto; Freepik.com