Lifestyle

Parashikimi i motit 6 Tetor 2026

Sipas MeteoAlb: Shqipëria; gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta POR në shtrirjen Lindore vranësirat do të jenë disi më të dendura; Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat gradualisht të shtrihen në pothujase të gjithë vendin POR sërisht nuk do të  mund të gjenerojnë reshje në territor; Atmosfera do të MBETET stabël edhe gjatë nates.

Temperaturat e ajrit do të VIJOJNE të rriten duke luahtur vlerat ditore nga; 7°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarqet Shkodër dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë; duke arritur shpejtësinë jo më shumë se 25 km/h nga drejtimi Lindor;  kjo do të bëjë që brigjet detare të jenë pa – dallge.

Burimi;https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-6-tetor-2026/

Foto: Freepik.com