Balina Bodinaku rrëfen rikthimin në ekran dhe marrëdhënien me Andi Bushatin: “Do më ngacmojë një vit për këto që thashë”
Pas një mungese shtatëvjeçare në ekran, Balina Bodinaku është rikthyer sërish në televizion, duke dëshmuar se lidhja e saj me publikun mbetet po aq e fortë sa më parë. Në një intervistë të rrallë për Bordo.al, ajo ka folur hapur për rikthimin në RTSH, jetën profesionale dhe marrëdhënien e saj me analistin e njohur Andi Bushati.
E qetë dhe pa shumë bujë, Bodinaku tregon se rikthimi në ekran nuk u ndje si një hap i madh: “Nuk e ndjeva si rikthim. Thjesht kështu ndodhi,” shprehet ajo, duke shtuar se propozimi nga drejtuesit e programeve në RTSH ishte ai që e bindi të rikthehej.
Megjithëse televizioni nuk ka qenë zgjedhja e saj kryesore në karrierë, Balina e konsideron atë një hapësirë që i jep energji dhe emocione ndryshe. Ajo ka qenë shpesh e lidhur me programe që kanë në fokus udhëtimet, aventurat dhe makinat, një profil që vazhdon ta ndjekë edhe sot.
Në intervistë, një vëmendje të veçantë merr edhe marrëdhënia e saj me Andi Bushatin. E rezervuar zakonisht për jetën private, këtë herë Balina ndan disa detaje të rralla:
“Ai është i kujdesshëm, i pranishëm dhe më mbështet në çdo gjë që bëj. I jam shumë mirënjohëse që është pjesë e jetës sime,” thotë ajo.
Megjithatë, me humor shton: “Do tallet me mua dhe do më ngacmojë një vit rresht pasi të lexojë këto që po them për të.”
Sa i përket pasioneve, Bodinaku sqaron se ndonëse publiku e identifikon me makinat, ato nuk janë domosdoshmërisht pasioni i saj më i madh, por një fushë ku ka krijuar eksperiencë dhe ndihet komode.
Rikthimi i saj në ekran duket se ka ardhur natyrshëm, duke konfirmuar se dashuria për televizionin, siç thotë vetë ajo, “ndoshta nuk vdes kurrë”.
Burimi:https://www.instagram.com/balinabodinaku/?hl=en
Foto: https://www.instagram.com/balinabodinaku/?hl=en