Modelja e njohur Emina Cunmulaj ka ndare nje rrefim te sinqerte mbi karrieren e saj rrugen ne modeling dhe jeten familjare ne nje interviste perballe Mira Kazhanit duke sjelle edhe detaje interesante nga aktiviteti i bashkeshortit te saj sipermarresit Sam Nazarian.
Ajo rikujtoi fillimet e saj ne pasarele duke theksuar sfidat dhe arritjet qe e kane shoqeruar ne rrugetimin profesional ndersa u ndal edhe tek jeta personale dhe roli si bashkeshorte dhe nene. Nderkohe vemendje te vecante mori edhe historia e suksesit te bashkeshortit te saj i cili para shitjes se kompanise ne vitin 2019 kishte ndertuar nje rrjet prej rreth 115 hotelesh ne mbare boten.
Gjate bisedes u prek edhe tema e investimeve te mundshme ne Shqiperi ku Emina la te kuptohet se kjo nuk eshte thjesht nje deshire por nje ide qe eshte diskutuar konkretisht. Ajo u shpreh se do te kishte qejf te investonte ne vendin e saj duke theksuar se qellimi nuk do te ishte perfitimi personal apo marrja e pronave.
Sipas saj nese nje dite do te realizohej nje investim ai do te fokusohej ne sjelljen e markave prestigjioze nderkombetare qe do te ndikonin ne rritjen e standardeve te turizmit dhe mikpritjes ne Shqiperi.
Deklaratat e saj kane ngjallur interes duke lene te hapur mundesine qe ne te ardhmen vendi te perfitoje nga projekte te reja te nivelit te larte ne sektorin e turizmit.
Burimi;https://www.instagram.com/eminacunmulaj
Foto;https://www.instagram.com/eminacunmulaj