Hailey Bieber ka folur hapur për sfidat që përjetoi gjatë vitit të kaluar, duke e përshkruar atë si një periudhë me shumë ndryshime të mëdha personale dhe profesionale.
Në një intervistë për revistën Time, modelja dhe themeluesja e markës së kujdesit për lëkurën Rhode Beauty tregoi se ardhja në jetë e djalit të saj Jack Blues në gusht të vitit 2024, si dhe shitja e kompanisë së saj tek e.l.f. Beauty në vitin 2025 për 1 miliard dollarë, e bënë të ndihej “e tejzgjatur” emocionalisht dhe fizikisht.
“Shitja e kompanisë sime në të njëjtin vit kur u bëra nënë solli shumë ndryshime njëherësh,” tha Hailey. “Të bëhesh mama është ndryshimi më i madh që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time. Besoj se shumë gra do të pajtoheshin që transformimi më i madh i identitetit ndodh kur bëhesh prind.”
Ajo shtoi se përjetimi paralel i mëmësisë dhe një procesi kaq të madh biznesi ishte shumë intensiv.
“Ishte interesante që të dyja këto gjëra po ndodhnin në të njëjtën kohë. Në shumë mënyra ndihesha e tejzgjatur,” u shpreh ajo.
Megjithatë, Hailey e sheh këtë periudhë si një kohë rritjeje personale dhe forcimi.
“Kur e shoh tani, teksa po i afrohem të 30-ave, nuk do të ndryshoja asgjë. Pavarësisht vështirësive dhe ulje-ngritjeve, mendoj se kjo eksperiencë më bëri më të fortë,” tha ajo.
Hailey dhe bashkëshorti i saj Justin Bieber mirëpritën djalin e tyre Jack Blues në gusht 2024. Vetëm disa muaj më vonë, ajo finalizoi marrëveshjen e shitjes së kompanisë Rhode Beauty tek e.l.f. Beauty për shumën prej 1 miliard dollarësh.
Burimi; https://www.yahoo.com/entertainment/celebrity/articles/hailey-bieber-admits-she-felt-181828902.html
Foto; https://www.instagram.com/haileybieber/