Home ShowBiz A është Flor Mumajesi? Ja kush fshihet pas surprizës mahnitëse për Soni Malajn
A është Flor Mumajesi? Ja kush fshihet pas surprizës mahnitëse për Soni Malajn
0

A është Flor Mumajesi? Ja kush fshihet pas surprizës mahnitëse për Soni Malajn

0
0

Pas ditësh të tëra spekulimesh dhe aludimesh në rrjetet sociale, më në fund është zbuluar personi që qëndron pas surprizës spektakolare me 300 drona për Soni Malajn në “Ferma VIP”.

Gjatë një bisede me Moza Ahmetin brenda fermës, këngëtarja ka konfirmuar se organizatori i këtij gjesti të veçantë është Flori Mumajesi.

Deklarata e Sonit i dha fund menjëherë kuriozitetit të publikut dhe fermerëve, të cilët prej ditësh po diskutonin se kush mund të ishte personi që kishte realizuar këtë surprizë madhështore.

Ngjarja merr një kuptim edhe më të veçantë pasi pak kohë më parë, në një moment plot humor gjatë transmetimit live, Soni Malaj kishte pyetur publikisht pse Flori Mumajesi nuk i kishte dërguar ende një dron në fermë.

Duket se kantautori i njohur jo vetëm që e dëgjoi kërkesën e saj, por vendosi ta tejkalojë çdo pritshmëri, duke organizuar një spektakël të vërtetë me 300 drona, i cili mahniti banorët e fermës dhe publikun që e ndoqi nga ekrani.

Ky gjest ka rikthyer edhe një herë në vëmendje Flori Mumajesin, i cili prej kohësh ka qëndruar larg skenës publike, ndërsa surpriza u komentua gjerësisht si një nga momentet më emocionuese dhe të veçanta të këtij edicioni të “Ferma VIP”.

Burimi;

https://www.instagram.com/soni_malaj/

Foto; https://www.instagram.com/soni_malaj/