Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë treguar edhe një herë se vajza e tyre, Poem Blu, mbetet prioriteti kryesor për të dy, pavarësisht ndarjes së tyre.
Ish-çifti u ribashkua për të qenë pranë së bijës në një moment të rëndësishëm të jetës së saj, gjatë programit festiv të organizuar për përfundimin e vitit shkollor.
Në rrjetet sociale, si Sara ashtu edhe Ledri kanë ndarë me ndjekësit momente emocionuese nga kjo ditë e veçantë, duke shfaqur mbështetjen dhe krenarinë e tyre për vogëlushen 5-vjeçare.
Sara publikoi në Instastory një fotografi prekëse, ku Poem Blu i dhuron një puthje në faqe, ndërsa shfaqet e veshur me kostumin e programit artistik. Momenti i ëmbël u prit me shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.
Ndërkohë, edhe Ledri ndau një imazh të veçantë me vajzën e tij, ku shfaqet duke e mbajtur në krahë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Reperi nuk e fshehu krenarinë dhe lumturinë për suksesin e së bijës në këtë etapë të rëndësishme.
Edhe pse rrugët e tyre sentimentale janë ndarë, Ledri dhe Sara vazhdojnë të japin shembullin e një marrëdhënieje të shëndetshme prindërore, duke qenë të bashkuar sa herë që bëhet fjalë për mirëqenien dhe momentet e rëndësishme të Poem Blu. Fotografitë e publikuara kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku fansat kanë vlerësuar raportin korrekt dhe përkushtimin e tyre si prindër.
Burimi;https://www.instagram.com/ledrivula/
Foto; https://www.instagram.com/ledrivula/