0
0
Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë territorin shqiptar deri në mesditë, kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.
Megjithatë, sipas MeteoAlb, nuk priten reshje. Po ashtu, do të ketë rritje të lagështirës në ajër, duke bërë që i nxehti të ndihet edhe më shumë. Parashikohet që gjatë natës dhe deri mëngjesin e së dielës, moti të jetë stabil.
Era do të fryjë e vijueshme mesatare, me shpejtësi deri në 35 km/h, nga drejtimi kryesisht perëndimor; për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.