Home Lifestyle Barack dhe Michelle Obama rrëfejnë anën personale të martesës: Jemi ekuilibri i njëri-tjetrit
Barack dhe Michelle Obama rrëfejnë anën personale të martesës: Jemi ekuilibri i njëri-tjetrit
0

Barack dhe Michelle Obama kanë folur hapur për dashurinë, sfidat dhe mbështetjen që i kanë dhënë njëri-tjetrit gjatë pothuajse 34 viteve martesë.

Në një intervistë të përbashkët për revistën “People”, ish-presidenti amerikan e përshkroi Michelle Obamën si një grua të veçantë, integriteti, inteligjenca dhe vlerat e së cilës e kanë ndihmuar të bëhet njeri më i mirë.

“Vetëm duke qenë me të, unë u bëra më i mirë dhe ajo vazhdon të më bëjë të tillë”, deklaroi Barack Obama.

Michelle, nga ana tjetër, tha se ata janë “ekuilibri i njëri-tjetrit”. Ajo pranoi se pa Barackun jeta e saj mund të kishte qenë e bukur, por më e kufizuar dhe me më pak ndikim.

Sipas ish-zonjës së parë, bashkëshorti i saj e ndihmoi të mendonte më gjerësisht për mundësitë që kishte, përtej profesionit si juriste. Ajo e cilësoi Barackun si njeriun që i dha kurajë dhe që e siguroi vazhdimisht se do të ishte pranë saj, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve.

Ndërsa Michelle tha se bashkëshorti i zgjeroi horizontin, ish-presidenti theksoi se ajo është personi që e mban me këmbë në tokë.

Çifti kujtoi gjithashtu fillimet modeste të lidhjes në Çikago, takimet e para dhe apartamentin e vogël pa ajër të kondicionuar ku banonte atëherë Barack Obama. Ata folën edhe për vitet në Shtëpinë e Bardhë dhe rritjen e vajzave të tyre, Malia dhe Sasha.

Intervista u zhvillua në kuadër të hapjes së Qendrës Presidenciale Obama në pjesën jugore të Çikagos, zonë me të cilën lidhen shumë prej momenteve më të rëndësishme të jetës së familjes.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=_5aeHGFYI-0