Dua Lipa ka publikuar episodin e ri të klubit të saj të leximit, “Service95 Book Club”, ku këtë herë ka mirëpritur poetin dhe shkrimtarin e vlerësuar Kaveh Akbar.
Biseda i kushtohet romanit të tij të parë, “Martyr!”, i cili është zgjedhur edhe si leximi mujor i Dua Lipës për shtatorin. Vepra trajton tema të ndjeshme dhe universale, si varësia, identiteti, arti, humbja dhe përvoja e mërgimit.
Në qendër të romanit është Cyrus Shams, një poet i ri që ka lënë pas varësinë dhe po përpiqet të gjejë vendin e tij në jetë. Ai përballet me dhimbjen e humbjes së nënës së tij shumë vite më parë, ndërsa kërkon të kuptojë më thellë veten, të kaluarën dhe kuptimin e përkatësisë.
Gjatë intervistës, Dua dhe Kaveh Akbar ndalen te procesi emocional i personazhit kryesor, pikëllimi i tij, përballja me varësinë dhe mënyra se si ngjarje të vërteta historike janë ndërthurur në rrëfimin letrar. Ata diskutuan gjithashtu fuqinë që ka letërsia për të sjellë në vëmendje pasojat njerëzore të historisë.
Akbar ka folur edhe për marrëdhënien e tij me artin, kalimin nga poezia drejt shkrimit të prozës dhe ritualet e tij krijuese. Ai ka përmendur miqësinë me shkrimtarin Tommy Orange, e cila ka ndikuar në mënyrën se si ai e ndërton procesin e të shkruarit.
Episodi ofron një bisedë të thellë mbi jetën, vdekjen, dhimbjen dhe mënyrën se si njerëzit përpiqen t’u japin kuptim përvojave që i formësojnë.
Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=mktt1NRGagQ
Foto; https://www.youtube.com/watch?v=mktt1NRGagQ