Home ShowBiz Sarah Creal, krijuesja që sfidon standardet e bukurisë për gratë mbi 40 vjeç
Sarah Creal, krijuesja që sfidon standardet e bukurisë për gratë mbi 40 vjeç
0

Sarah Creal, krijuesja që sfidon standardet e bukurisë për gratë mbi 40 vjeç

0
0
Sarah Creal, një nga emrat me përvojë të gjatë në industrinë e bukurisë, po tërheq vëmendje me markën e saj të re të krijuar posaçërisht për gratë mbi moshën 40-vjeçare.

Pas një karriere prej rreth tri dekadash, gjatë së cilës ka kontribuar në zhvillimin e produkteve për marka të njohura si Tom Ford, Prada dhe Bobbi Brown, Creal drejtoi edhe “Victoria Beckham Beauty”. Megjithatë, në moshën 54-vjeçare, ajo vendosi të krijonte një markë me emrin e saj.

Sipas saj, industria e kozmetikës shpesh nuk u kushton vëmendjen e duhur grave pas të 40-ave, sikur nevojat e tyre të bukurisë të mos ishin më të rëndësishme. Pikërisht për këtë arsye, Sarah Creal krijoi produkte që synojnë të përgjigjen ndaj ndryshimeve reale që pëson lëkura me kalimin e viteve.

Marka e saj konsiderohet si e para në Sephora e ndërtuar posaçërisht për këtë grupmoshë. Produktet fokusohen te hidratimi, tekstura e lëkurës, elasticiteti dhe mënyra se si kozmetika duhet të përshtatet me ndryshimet hormonale dhe fizike që vijnë pas moshës 40-vjeçare.

Gjatë një bisede për bukurinë dhe kujdesin ndaj lëkurës, Creal ka ndarë edhe arsyet pse produktet e preferuara, si maskara që është përdorur për vite me radhë, mund të mos japin më të njëjtin rezultat me kalimin e kohës. Sipas saj, kjo lidhet jo vetëm me produktin, por edhe me ndryshimet që ndodhin te lëkura, qerpikët dhe zona delikate rreth syve.

Me përvojën e saj të gjatë dhe qasjen e drejtpërdrejtë, Sarah Creal po synon të përcjellë një mesazh të qartë: bukuria nuk ka afat dhe gratë mbi 40 vjeç meritojnë produkte të krijuara duke pasur parasysh nevojat e tyre reale.

Burimi;https://www.instagram.com/sarah.creal/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/sarah.creal/?hl=en