Këngëtari Kushtrim Kelani ka surprizuar partneren e tij, Aurora Rrustën, me një propozim për martesë gjatë një emisioni të transmetuar live.
Momenti i veçantë ka ndodhur në studio, përballë të pranishmëve dhe publikut, teksa Kushtrimi vendosi të bëjë një nga hapat më të rëndësishëm në lidhjen e tyre.
Aurora, e emocionuar nga surpriza, i është përgjigjur pozitivisht propozimit, ndërsa studioja është mbushur menjëherë me urime dhe duartrokitje.
Kushtrimi tregoi se kishte zgjedhur pikërisht Klan Kosovën për këtë moment, pasi aty kishte nisur edhe historia e dashurisë së tyre.
“Propozimin për martesë desha ta bëja në Klan Kosova, pasi dashuria jonë filloi mu në Klan”, u shpreh këngëtari.
Çifti ka ndarë kështu me publikun një moment të bukur e emocional, duke zyrtarizuar hapin e tyre drejt martesës.
Burimi;https://www.instagram.com/kushtrimkelani/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/kushtrimkelani/?hl=en