Home ShowBiz Beyoncé feston 45-vjetorin duke dhuruar 2 milionë dollarë
Beyoncé feston 45-vjetorin duke dhuruar 2 milionë dollarë
0

Beyoncé feston 45-vjetorin duke dhuruar 2 milionë dollarë

0
0

Në vend që të merrte dhurata për ditëlindjen e saj, Beyoncé vendosi të bënte një të tillë. Këngëtarja amerikane ka dhuruar 2 milionë dollarë për muzeun Studio në Harlem, Nju Jork, në kuadër të 45-vjetorit të lindjes.

“Arti rrëfen të gjitha historitë tona, të së shkuarës dhe të së tashmes, por nuk është gjithmonë i aksesueshëm për të gjithë”, u shpreh Beyoncé në një deklaratë të publikuar nga Parkwood Entertainment, kompania e saj e prodhimit muzikor dhe argëtimit.

 Këngëtarja tha se muzeu Studio në Harlem e ka impresionuar gjithmonë për mënyrën se si synon ta bëjë artin pjesë të pandashme të komunitetit.

“Përmes ekspozitave të muzeut kam njohur disa prej artistëve të mi të rinj të preferuar, artistë me ngjyrë që janë në fillimet e karrierës së tyre. Është një hapësirë frymëzuese, ku publiku mund të zbulojë histori të reja përmes veprave të artistëve të ndryshëm, të cilët pasqyrojnë humanizmin tonë”, tha ajo.

I themeluar në vitin 1968, muzeu Studio në Harlem i kushtohet artit të krijuar nga artistë afro-amerikanë, pjesëtarë të diasporës afrikane dhe artistë nga kontinenti afrikan. Institucioni mbledh, ruan dhe prezanton vepra që pasqyrojnë përvojat dhe historitë e këtyre komuniteteve.

Dhurimi i Beyoncé-s u mirëprit nga Thelma Golden, drejtoreshë e Fondacionit Ford dhe kuratore kryesore e muzeut Studio.

“Jam thellësisht mirënjohëse ndaj Beyoncé-s, si për bujarinë e këtij dhurimi, veçanërisht pasi e bëri pikërisht në ditëlindjen e saj, ashtu edhe për vlerësimin që i jep rolit jetik që muzeu Studio luan në jetën e njerëzve”, deklaroi Golden.

Ajo shtoi se kontributi do t’i mundësojë muzeut të vazhdojë punën në mbështetje të banorëve të Harlem-it, njujorkezëve dhe publikut në mbarë botën.