Home ShowBiz Krizë mes Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut? Detajet që kanë ngritur dyshime
Krizë mes Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut? Detajet që kanë ngritur dyshime
0

Krizë mes Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut? Detajet që kanë ngritur dyshime

0
0

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë rikthyer në qendër të vëmendjes, teksa në rrjet po qarkullojnë aludime se çifti mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre.

Dyshimet janë shtuar pas tensioneve të bëra publike brenda familjes së Mark Frrokut. Në shkurt, vajza e tij, Mara Frroku, akuzoi aktoren se po krijonte distancë mes fëmijëve dhe babait të tyre, duke deklaruar se realiteti familjar ishte ndryshe nga imazhi i përcjellë në publik.

“Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll”, shprehej ndër të tjera Mara në reagimin e saj, duke e akuzuar Dembacajn për “fasadë” në daljet mediatike. Deklarata shkaktoi bujë dhe ngriti pikëpyetje mbi raportet brenda familjes. ⁠

Pavarësisht zërave, deri tani Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku nuk kanë konfirmuar publikisht se mes tyre ka një krizë apo ndarje. Për këtë arsye, gjithçka mbetet në nivelin e aludimeve, ndërsa mungesa e një reagimi të drejtpërdrejtë nga çifti ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.

Rudina dhe Marku kanë qenë prej vitesh një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, duke ndarë shpesh momente familjare në rrjetet sociale. Mbetet për t’u parë nëse ata do të reagojnë dhe do t’u japin fund dyshimeve që po qarkullojnë.

has context menu