Home ShowBiz Angelina Jolie për fëmijët e saj: “Duhet t’i mbështesësh të bëhen ata që duan”
Angelina Jolie për fëmijët e saj: “Duhet t’i mbështesësh të bëhen ata që duan”
0

Angelina Jolie për fëmijët e saj: “Duhet t’i mbështesësh të bëhen ata që duan”

0
0
 Angelina Jolie ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj si nënë e gjashtë fëmijëve, duke u shprehur se ndihet krenare teksa i sheh të ndërtojnë rrugët dhe jetët e tyre të pavarura.

Në një intervistë për L’Officiel, aktorja foli për Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne, duke theksuar se roli i prindit nuk është vetëm të udhëheqë, por edhe të mos pengojë fëmijët të zbulojnë identitetin e tyre.

“Përpiqesh të bësh shumë gjëra si prind, por gjithashtu duhet të mos i dalësh përpara këtij njeriu që ka një jetë të ndarë nga e jotja. Duhet të sigurohesh që ta mbështesësh”, është shprehur Jolie.

Aktorja tha se tani që fëmijët e saj janë rritur, dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë jetës personale dhe angazhimeve humanitare. Ajo planifikon të udhëtojë, të punojë më shumë për fondacionin e saj në Kamboxhia dhe të jetojë për një periudhë jashtë Shteteve të Bashkuara.

“Fëmijët e mi e kishin mamin kur mami duhej të ishte mami. Tani ata duan që unë t’i telefonoj nga Tunizia, sapo të kem zbritur nga avioni”, tha ajo me humor.

Angelina Jolie i ka gjashtë fëmijët me ish-bashkëshortin Brad Pitt. Pas divorcit, raporti mes tyre është shoqëruar me tensione të vazhdueshme, ndërsa Maddox, Shiloh, Zahara dhe Vivienne kanë ndërmarrë hapa për të hequr mbiemrin “Pitt” nga emrat e tyre.

Së fundmi, aktorja është shprehur se nuk dëshiron që konflikti me Brad Pitt të vazhdojë. Ajo ka theksuar se nuk mban zemërim, por shpreson që të gjithë të mund të shërohen nga plagët e së kaluarës.