Home ShowBiz Jul Deda mohon akuzat për faqe anonime: “Nuk do guxoja kurrë ta bëja këtë”
Jul Deda mohon akuzat për faqe anonime: “Nuk do guxoja kurrë ta bëja këtë”
0

Jul Deda mohon akuzat për faqe anonime: “Nuk do guxoja kurrë ta bëja këtë”

0
0

Aktori Jul Deda ka reaguar publikisht pas zërave që kanë qarkulluar së fundmi për largimin e tij nga emisioni “Fiks Fare”, si edhe pas pretendimeve se ai qëndron pas një faqeje anonime në Instagram.

Përmes një postimi në InstaStory, Deda ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të tij në këtë veprimtari, duke u shprehur se akuzat janë të rënda dhe të pavërteta.

Reagimi i tij vjen pas disa shkrimeve të publikuara nga “Prapaskena”, ku pretendohej se aktori po hetohej nga Krimi Kibernetik për fyerje dhe shantazh. Në këto raportime aludohej se ai kishte përdorur emailin personal për të hapur faqen “ON/OFF TV”, e cila publikonte materiale kritike ndaj figurave të njohura të medias.

Po ashtu, në raportime është aluduar se largimi i tij nga “Fiks Fare” mund të lidhej me probleme të pretenduara me bixhozin.

Jul Deda i ka hedhur poshtë të gjitha këto pretendime, duke theksuar se nuk do të bënte kurrë diçka të tillë, veçanërisht ndaj vendeve ku ka punuar dhe kolegëve me të cilët ka ndarë vite karriere.

“Është shumë e rëndë të dëgjoj apo të lexoj këto fjalë për mua. E përgënjeshtroj këtë fakt me gjithë fuqinë time. Nuk do guxoja kurrë ta bëja këtë, aq më tepër për vendet ku kam punuar dhe jetuar, aq më tepër për kolegët me të cilët kam punuar”, ka shkruar ai.

Aktori tha se përtej mohimit të këtyre pretendimeve, nuk ka çfarë tjetër të bëjë, duke ia lënë publikut të vendosë nëse do t’i besojë ose jo.

“Edhe një herë, e përgënjeshtroj, se më shumë s’di çfarë të bëj më në këtë vend. Kush më beson mirë, kush nuk më beson s’kam çfarë të bëj. Faleminderit për mirëkuptimin”, përfundoi Deda.

Burimi;https://www.instagram.com/juldeda/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/juldeda/?hl=en