Home ShowBiz Alba Pollozhani përshkruan me humor partnerin ideal: “2 metra, zeshkan dhe romantik”
Alba Pollozhani përshkruan me humor partnerin ideal: “2 metra, zeshkan dhe romantik”
0

Alba Pollozhani përshkruan me humor partnerin ideal: “2 metra, zeshkan dhe romantik”

0
0

Alba Pollozhani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim plot humor, ku ka treguar në mënyrën e saj të veçantë se çfarë cilësish do të dëshironte te partneri i ardhshëm.

Ajo ka ripostuar në InstaStory një video romantike të një çifti, duke e shoqëruar me një listë karakteristikash që në dukje thotë se nuk i dëshiron. Megjithatë, mënyra ironike e formulimit e bën të qartë se lista është pikërisht përshkrimi i partnerit ideal për të.

“Nuk dua dikë 2 metra të gjatë. Nuk dua zeshkan me sy të shkruar. Nuk dua kulturë intelektuale miks tradicional shqiptar. Nuk dua romantik. Nuk dua super të fuqishëm në jetë. Nuk dua familjar”, shkroi Alba.

Ajo vijoi me të njëjtin ton, duke shtuar se “nuk” dëshiron një burrë që i dëgjohet fjala kur flet, që është shumë ngacmues ndaj saj, apo që është protektiv, territorial dhe “gjurmues si FBI”.

Në fund të postimit, Alba zbuloi lojën me fjalët që qëndronte pas gjithë listës së saj: “Kam mësuar se kur ‘nuk’ do diçka, realizohet!”

Postimi i saj ka nxitur reagime dhe komente nga ndjekësit, të cilët e kanë marrë me humor mënyrën e drejtpërdrejtë të Albas për të përshkruar mashkullin që duket se do të donte pranë vetes.