Maye Musk, nëna e miliarderit Elon Musk, ka treguar se nuk ka nevojë për kushte luksoze kur viziton të birin në Starbase, qendrën e SpaceX në Teksas.
Modelja dhe dietologia 78-vjeçare ka zbuluar se gjatë qëndrimeve të saj te Elon Musk fle në garazh, por thotë se kjo nuk e shqetëson aspak. Përkundrazi, ajo e konsideron faktin që ka një çati mbi kokë si një luks.
“Nëse kam një divan ose një dyshek në dysheme, jam mirë”, është shprehur Maye Musk.
Ajo ka treguar se është mësuar me një mënyrë të thjeshtë jetese që në fëmijëri, kur familja e saj udhëtonte dhe kamponte në shkretëtirën Kalahari. Sipas saj, këto përvoja e kanë bërë të vlerësojë më shumë gjërat bazike dhe të mos e lidhë komoditetin me luksin.
Rrëfimi i saj vjen në kohën kur Maye Musk po promovon librin e ri, “Timeless: The Art of Reinvention and Resilience at Any Age”, i publikuar më 15 shtator. Në këtë libër, ajo ndan histori nga periudha të ndryshme të jetës, përfshirë rritjen e tre fëmijëve, vështirësitë personale dhe ndërtimin e karrierës së saj si dietologe e modele.
Maye ka folur më herët edhe për një martesë të vështirë me Errol Musk, të cilën e ka përshkruar si abuzive, si dhe për përpjekjet e saj për të rindërtuar jetën pas ndarjes.
Në moshën 50-vjeçare, ajo u zhvendos në New York, ku karriera e saj në modeling mori një drejtim të ri. Edhe sot, në moshën 78-vjeçare, Maye Musk vazhdon të jetë aktive në botën e modës dhe të biznesit.
Burimi; https://nypost.com/2026/09/15/lifestyle/elon-musks-mother-maye-sleeps-in-her-sons-garage/
Foto;https://www.instagram.com/elonmusk/?hl=en