Home ShowBiz Khloe Kardashian mendon për një fëmijë të tretë: True dëshiron një motër
Khloe Kardashian mendon për një fëmijë të tretë: True dëshiron një motër
0

Khloe Kardashian mendon për një fëmijë të tretë: True dëshiron një motër

0
0

Khloe Kardashian ka folur për mundësinë e zgjerimit të familjes, duke zbuluar se vajza e saj, True, dëshiron të ketë një motër.

Në një episod të podkastit të saj, ajo tregoi se ka një embrion të ngrirë, por ende nuk ka marrë një vendim për të pasur një fëmijë të tretë. Kardashian është nënë e dy fëmijëve, True dhe Tatum, nga marrëdhënia me ish-partnerin Tristan Thompson.

“E tëra që True dëshiron është një motër. Unë kam një embrion të ngrirë që pret radhën e vet, por thjesht nuk e di. Mendoj se vajzat kanë nevojë për një motër, por ndoshta jam e programuar të mendoj në atë mënyrë”, u shpreh ajo.

Megjithëse e konsideron këtë mundësi, Khloe pranoi se ka dyshime nëse do të kishte energjinë dhe forcën emocionale për të rritur një tjetër fëmijë.

“Nuk mendoj se kam energji për një fëmijë tjetër, por vajzat kanë nevojë për motra. Nuk e di nëse do të mund ta përballoja emocionalisht vetë”, tha Kardashian.

Ajo përmendi gjithashtu mundësinë e të pasurit një fëmijë përmes një nëne zëvendësuese, duke theksuar se transferimi i embrionit nuk garanton një shtatzëni.

“Mund të provoj, dhe nëse nuk funksionon, do të thotë se Zoti nuk donte që unë të kisha një fëmijë tjetër”, u shpreh ajo.

Khloe ndau edhe një detaj nga bisedat me vajzën e saj: “True e di që ka një motër në frigorifer, ua thotë njerëzve këtë”.

Pavarësisht dëshirës së True, Kardashian mbetet e pavendosur për mundësinë e një fëmije të tretë.