Home ShowBiz Albërie Hadërgjonaj rrëfen raportin me ish-bashkëshortin: E urreja për vite, sot jemi miq shumë të mirë
Albërie Hadërgjonaj rrëfen raportin me ish-bashkëshortin: E urreja për vite, sot jemi miq shumë të mirë
0

Albërie Hadërgjonaj rrëfen raportin me ish-bashkëshortin: E urreja për vite, sot jemi miq shumë të mirë

0
0

Albërie Hadërgjonaj ka folur hapur për divorcin dhe marrëdhënien që ka sot me ish-bashkëshortin, gjatë një interviste në emisionin “Live me Luizin” në Top Channel.

Këngëtarja tregoi se vitet e para pas ndarjes kishin qenë të shoqëruara me ndjenja të forta zemërimi. Megjithatë, me kalimin e kohës, raporti mes tyre ka ndryshuar dhe sot ata ruajnë një miqësi të mirë.

“Sot jemi miq shumë të mirë”, u shpreh Albëria, duke konfirmuar se takohen në ditëlindjet e vajzave dhe të mbesave. Ajo foli me vlerësim për ish-bashkëshortin, duke e cilësuar si një njeri të mirë.

“Ai është flori, është djalë shumë i mirë”, tha këngëtarja.

E pyetur nga Luiz Ejlli se si kishte arritur të kalonte nga urrejtja te një marrëdhënie miqësore, Albëria pranoi se për një kohë të gjatë e kishte pasur të vështirë ta linte pas atë periudhë.

“Po, e urreja, të them të drejtën. E urreja për shumë vite që më humbi të jetës time”, u shpreh ajo.

Gjatë rrëfimit, këngëtarja përcolli edhe një mesazh për vajzat dhe gratë, duke theksuar rëndësinë e marrjes së vendimeve për jetën e tyre pa u kushtëzuar nga familjarët apo gjykimi i të tjerëve.

“Do të doja shumë që çdo vajzë të kishte frenat e jetës së vet në dorë. As nëna, as baba, as vëllai, as tezja, as halla, askush. Gjithkush duhet të vendosë për atë që e bën të ndihet mirë”, tha Albëria.

Ajo shtoi se sot ndihet mirë me jetën e saj dhe nuk shqetësohet nga komentet e njerëzve.

“Unë sot jam si pasha, njerëzit le të flasin”, u shpreh këngëtarja.

Biseda u ndal edhe te mundësia për të pasur një partner të ri. Albëria iu përgjigj me humor pyetjes së moderatorit, duke kujtuar një shprehje të gjyshit të saj.

“Gjyshi im thoshte: për grua, burrë dhe autobus, kurrë mos prit, se ka boll”, tha ajo.

Më tej, këngëtarja foli për rëndësinë e të pasurit një partner jete, duke theksuar se nevoja për shoqëri dhe afërsi mbetet e pranishme edhe me kalimin e moshës.