Home ShowBiz Shakira thyen rekord në Amazon Music
Shakira thyen rekord në Amazon Music
0

Shakira thyen rekord në Amazon Music

0
0

Shakira ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj, këtë herë në platformat digjitale.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i koncertit të këngëtares kolumbiane në Madrid është bërë më i ndjekuri ndonjëherë në Amazon Music nga një artiste femër.

Për herë të parë, një koncert i plotë i Shakirës u transmetua drejtpërdrejt për publikun në mbarë botën, duke i lejuar fansat nga vende të ndryshme të ndiqnin performancën e saj nga distanca.

Për realizimin e spektaklit u deshën disa muaj përgatitje, ndërsa produksioni përdori rreth 20 kamera, dronë dhe madje edhe një helikopter për të sjellë sa më shumë detaje nga skena dhe atmosfera e koncertit.

 Ky koncert është pjesë e turneut botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, “Gratë nuk qajnë më”.

Ky rekord vjen në një periudhë kur Shakira është duke zgjeruar audiencën e saj edhe përmes formateve të reja të transmetimit të koncerteve.

Sipas drejtueses së Amazon Music në Spanjë, kryeqyteti spanjoll Madridi po forcon gjithnjë e më shumë pozitat si një qendër e rëndësishme e muzikës latine, duke shërbyer si urë lidhëse mes Evropës dhe Amerikës Latine.