Dua Lipa mund të largohet nga Londra për t’u vendosur në Milano, një nga qytetet më të njohura të Italisë. Sipas mediave italiane, këngëtarja po mendon të transferohet në fillim të vitit 2027, ndërsa përveç stilit të jetesës, një faktor që mund të ndikojë në këtë vendim është edhe përfitimi financiar.
Italia ofron një regjim të veçantë tatimor për personat me të ardhura të larta nga jashtë vendit. Sipas këtij sistemi, ata që plotësojnë kushtet mund të përfitojnë nga një taksë fikse vjetore prej 300 mijë eurosh.
Sipas të dhënave të raportuara nga Assonime, në fund të vitit 2025 rreth 2.500 persona përfitonin nga ky regjim fiskal në Itali. Ndërkohë, kompania e këngëtares, Radical Ltd, raportoi të ardhura prej 23.3 milionë paundësh gjatë vitit 2024.
Nëse plani bëhet realitet, Dua Lipa mund t’u bashkohet personazheve të tjerë të njohur që kanë zgjedhur Milanon për kombinimin e jetës luksoze me avantazhet financiare që ofron sistemi tatimor italian.