Kendall Jenner ka folur hapur për seksualitetin e saj, duke deklaruar se marrëdhëniet mund të ishin më të lehta nëse do të ishte lezbike.
“Mendoj se të jesh lezbike do të ishte argëtuese, e mrekullueshme dhe ndoshta më e lehtë. Burrat janë të tmerrshëm”, u shpreh modelja 30-vjeçare gjatë një bisede me mikeshën e saj të ngushtë, Cara Delevingne, në serialin “The Kardashians”.
Gjatë bisedës, Jenner sqaroi edhe thashethemet e vjetra që e lidhnin me Delevingne, duke theksuar se nuk ka ndier kurrë tërheqje seksuale ndaj grave, megjithëse nuk do të ishte kundër të provonte një përvojë të tillë.
Kur Cara e pyeti se me cilën grua do të zgjidhte të ishte, Kendall u përgjigj me humor: “Me ty, sigurisht! Je e vetmja grua që njoh dhe që do të sillej mirë me mua”.
Ndërkohë, biseda u zhvillua përpara se modelja të lidhej me aktorin Jacob Elordi. Sipas raportimeve, dyshja kishte nisur të kalonte kohë së bashku në mënyrë diskrete prej disa muajsh dhe më vonë u shfaq publikisht krah njëri-tjetrit.
Ata janë parë gjithashtu në shoqërinë e miqve dhe familjarëve, ndërsa burime pranë çiftit pretendojnë se përputhen shumë mirë me njëri-tjetrin.