1. Home
  2. ShowBiz
  3. Tension në BBVK 5, Anjeza përplaset me Fuegon, Zoja ndërhyn për t’i ndarë
Tension në BBVK 5, Anjeza përplaset me Fuegon, Zoja ndërhyn për t’i ndarë
0

Tension në BBVK 5, Anjeza përplaset me Fuegon, Zoja ndërhyn për t’i ndarë

0
0

Një debat i ashpër mes Anjeza Gubetinit dhe reperit Fuego ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” mbrëmjen e së mërkurës.

Përplasja verbale ndodhi në dhomën e gjumit, ku gazetarja iu drejtua reperit me tone të larta, duke i thënë se e njeh mirë karrierën dhe rrugëtimin e tij.

“Ta di karrierën, ta di krejt ecurinë, di gjithçka për ty”, u shpreh Anjeza teksa i afrohej Fuegos gjatë debatit.

Në atë moment ndërhyri Zojë Nushi, e cila u përpoq ta qetësonte Anjezën dhe ta pengonte t’i afrohej më tej reperit, për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Debati tërhoqi edhe vëmendjen e banorëve të tjerë. Nga informacioni i dhënë, nuk bëhet e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen mes dy konkurrentëve.