0
0
Zoja i drejtohet Anjezës: Do të kishe dalë moti, por ka banorë më të dobët në lojë
Loja brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 është bërë sërish shkak për përplasje mes Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit.
Gjatë një bisede, Zoja i tha Anjezës se qëndrimi i saj në garë lidhet me praninë e banorëve që ajo i konsideron më të dobët në lojë. Sipas Zojës, nëse ata do të ishin larguar, Anjeza do ta kishte lënë shtëpinë shumë më herët.
Në diskutim, ajo përmendi edhe ish-Miss Kosovën, Behare Maksutajn, duke lënë të kuptohet se mendon që edhe asaj i ka ardhur radha të largohet nga formati.