1. Home
  2. ShowBiz
  3. Batuta e fansit që bëri namin për katër martesat e saj! Jennifer Lopez nuk e mban dot të qeshurën
Batuta e fansit që bëri namin për katër martesat e saj! Jennifer Lopez nuk e mban dot të qeshurën
0

Batuta e fansit që bëri namin për katër martesat e saj! Jennifer Lopez nuk e mban dot të qeshurën

0
0

Jennifer Lopez e ka marrë me sportivitet një koment të një fansi lidhur me katër martesat dhe divorcet e saj, duke shpërthyer në të qeshura dhe duke e cilësuar batutën si “gjënë më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë”.

Këngëtarja dhe aktorja 57-vjeçare mori pjesë të dielën, më 15 nëntor, në një bisedë të drejtpërdrejtë me aktoren Rachel Zegler, ku diskutuan edhe për filmin koncertor të saj, “The JLo Show: Live in Las Vegas”.

Gjatë bisedës, Lopez foli hapur për katër martesat e saj të përfunduara me divorc, duke thënë se ato janë “një pjesë e rëndësishme e historisë sime”. Kur bëri shaka për faktin se ishte martuar dhe divorcuar katër herë, një fans nga publiku ndërhyri me batutën: “Ke edhe gjashtë gishta të tjerë!”.

Këngëtarja e kuptoi menjëherë humorin e komentit dhe nisi të qeshte, duke iu përgjigjur: “Po, i kam! O Zot, kjo është gjëja më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time!”.

Aktorja 25-vjeçare Rachel Zegler sugjeroi që kjo batutë të shndërrohej në një slogan për bluzat. Lopez e mbështeti menjëherë idenë, duke shtuar: “Kjo duhet të bëhet patjetër një bluzë. ‘Kam edhe gjashtë gishta të tjerë’. Është për të vdekur së qeshuri!”.

Jennifer Lopez është martuar gjithsej katër herë, me Ojani Noa, Chris Judd, Marc Anthony dhe, së fundmi, Ben Affleck. Nga martesa me Marc Anthony, ajo ka dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme, tashmë 18 vjeç.