Përpara se pajisjet elektrike dhe produktet e shumta të pastrimit të bëheshin pjesë e përditshmërisë, gjyshet kishin mënyrat e tyre për ta mbajtur shtëpinë të pastër dhe të sistemuar. Shumë prej këtyre praktikave vazhdojnë të jenë të dobishme edhe sot, ndonëse nuk u kushtojmë më aq vëmendje.
Specialistët e pastrimit vlerësojnë se disa nga këto zakone të thjeshta mund të na ndihmojnë të kujdesemi më mirë për ambientin e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha dhe pa pasur nevojë për mjete të komplikuara.
Ja gjashtë praktika të trashëguara nga brezat e mëparshëm që mund t’i bëni sërish pjesë të rutinës suaj.
1. Mos lini pas dore hapësirat e fshehura të divanit
Edhe kur pjesa e dukshme e divanit duket e pastër, poshtë jastëkëve mund të jenë grumbulluar thërrime, pluhur dhe papastërti të ndryshme. Prandaj, pastrimi i tij nuk duhet të kufizohet vetëm te sipërfaqja.

Eksperti i pastrimit Logan Taylor rekomandon heqjen e jastëkëve dhe pastrimin me fshesë elektrike të të gjitha hapësirave që zakonisht nuk arrihen. Njollat duhen trajtuar sipas llojit të materialit, ndërsa jastëkët mund të shkundën dhe mbulesat të lahen duke respektuar udhëzimet e prodhuesit.
Për t’i dhënë pëlhurës një ndjesi freskie, mund të përdorni edhe një spërkatës aromatizues të përshtatshëm për tapicerinë.
2. Kujdesuni edhe për sendet e vogla dekorative
Vazot, figurinat dhe zbukurimet e tjera shpesh pastrohen vetëm nga sipër, duke lënë papastërti në pjesët e brendshme, qoshet dhe detajet e tyre.
Specialistja e pastrimit Rochelle Wilkinson sugjeron që objektet që e lejojnë këtë trajtim të lahen me ujë dhe sapun, e më pas të shpëlahen me kujdes.