0
0
Fuego ka shprehur mirënjohjen ndaj Mozzikut gjatë një rrëfimi për jetën e tij në Big Brother VIP Kosova 5.
Duke folur për periudhën para famës, ai kujtoi një episod të lidhur me ndihmën financiare që kishte marrë nga reperi.
“Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë”, u shpreh Fuego, pa zbuluar në fragmentin e publikuar shumën apo rrethanat në të cilat ishte dhënë ndihma.
Gjatë rrëfimit, banori foli edhe për vështirësitë që kishte kaluar dhe për familjen e tij. Ai tregoi se janë katër vëllezër dhe u shpreh me dashuri për ambientin familjar ku është rritur.
Pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova, Fuego e përshkroi si nisjen e një kapitulli të ri në jetën e tij.