Home Lifestyle Te pretendosh se je nje person kreativ te ben me kreativ
Te pretendosh se je nje person kreativ te ben me kreativ
0

Te pretendosh se je nje person kreativ te ben me kreativ

99
0

Të jesh më kreativ mund të jetë po aq e thjeshtë sa të shtiresh sikur je. Kreativiteti, kjo muzë abstrakte, gjithmonë e më shumë konsiderohet thelbësor jo vetëm në botën e artit, por edhe në atë të biznesit. Për më tepër, kush nuk do të jetë më kreativ?

Një studim i ri nga nje grup hulumtuesish në Universitetin e Marlyland në ShBA, tregon se po ta konsiderosh veten si një gjeni kreativ stereotipik, mund të ndikojë në të menduarit në një mënyrë më kreative. Në eksperimentin e kryer nga departamenti i psikologjisë së universitetit, më shumë se 200 studentëve, që studionin në degë të ndryshme arti dhe shkence, iu kërkua ta imagjinonin veten, ose si një person kreativ stereotipik (një poet eksentrik), ose në të kundërt si një person tepër të sertë. Më pas studentët iu nënshtruan një testi mbi Përdorimet e Sendeve (një test standart kreativiteti, ku duhet të gjesh sa më tepër menyra për të përdorur një send të caktuar). Ndërkohë një grup tjetër studentësh, grupi i kontrollit, kryen të njëjtin test, por pa iu kërkuar më parë të imagjinonin se kishin karakteristika specifike.

Studiuesit zbuluan, se aftësia e „të menduarit jashtë kutisë“ nuk është një tipar statik i personalitetit, por është i ndryshueshëm dhe i ndikueshëm nga stereotipet. Studentët, që e imagjinuan veten si një poet eksentrik, ishin në gjendje të gjenin më tepër përdorime dhe më origjinale për objekte të ndryshme, se sa studentët në grupin e kontrollit. Në të kundërt, studentët që e imagjinuan veten si një person të sertë, gjetën shumë më pak përdorime të sendeve se sa grupi i kontrollit. Kështu që studiuesit erdhën në përfundimin se, ta mendosh veten si më eksentrik të bën më kreativ, ndërkohë po ta imagjinosh veten si më të sertë të kthehet në një pengesë për kreativitetin.

Ky po që është një justifikim i mirë për ta deklaruar veten Artist dhe të fillosh të sillesh çuditshëm.

Burimi: http://mentalfloss.com/article/76358/pretending-youre-creative-will-make-you-more-creative-study-says

Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/art-artistic-blur-business-346297/