
494
0
Në vazhdën e postimeve dhe urimeve të shumta në 8 mars një urim special i trefishtë, ishte ai i Dafi Dertit. Dafi gjithmonë ka dalluar për natyrën e tij sensibël dhe postimet e tij të ndjera, por ky i 8 marsit ishte vërtet i veçantë.
“Sot kam 3 urime për të bërë një urim shkon për të shtrenjtën nënën time, ndërsa urimi tjetër shkon për dashurinë time Silva Gunbardhi, që Zoti e bekoi këtë vit me titullin “nënë” dhe na dha një mrekulli, Dalvin tonë! Gjithashtu ju uroj të gjithë nënave kudo në botë gëzuar festën!”, shkruante Dafi në profilin e tij në facebook dhe i bashkëshoqëronte urimet me dy foto. Nëna dhe bashkëshortja e tij, janë vërtet me fat!