Home ShowBiz Mamat më seksi në Showbizin shqiptar
Mamat më seksi në Showbizin shqiptar
0

Mamat më seksi në Showbizin shqiptar

3.74K
0

Showbizi shqiptar ka disa “mama” vërtet shumë seksi. Emra të mëdha të tij janë bërë nëna dhe pavarësisht që jemi në dijeni të këtij fakti, ndonjëherë e kemi të vështirë ta besojmë. Jo vetëm për moshën e re dhe freskinë nga e cila karakterizohen, por edhe linjat trupore perfekte.

  • Soni Malaj është një ndër mamat superseksi të showbizit tonë. Edhe pse të gjithë e dimë që ajo ka një vajzë 4 vjeçare Anën, sërish mbetemi të surprizuar në cdo dalje të sajën.
  • Eli Fara është një tjetër mama dhe madje vajza e saj Marina është në moshë madhore. Mirëpo edhe pse e dimë prej shumë vitesh këtë fakt, sërish Eli na duket seksi.
  • Ingrid Gjoni është nëna e Paridit 4 vjeçar. Megjithatë kjo nuk e ka penguar Ingridin të jetë në top – formë gjithmonë.
  • Të gjithë e njohin Fernandon, djalin e Çiljeta Xhilagës dhe sërish e kanë të vështirë ta besojnë që ajo është bërë nënë. Me lindjen, për të asgjë nuk ka ndryshuar.
  • Alketa Vejsiu, prej disa vitesh është bërë nënë. Së pari është gëzuar me ardhjen në jetë të vajzës së  saj Nicol dhe pastaj, me djalin Lionel. Alketa sot dhe Alketa 17 vjeçare janë e njëjta edhe pas sjelljes në jetë të dy fëmijëve.
  • Anjeza Branka është një tjetër mama seksi. Ajo është nëna e Leanzos, 8 vjeç.
  • Xhesika Ndoj është nënë gjithashtu. Bukuroshja superseksi është mamaja e një vajzë të bukur që quhet Alesia.
  • Dafina Dauti është artisja me linja trupore të adhurueshme dhe nëna e Elizabetës.
  • Nora Istrefi ka pak kohë që është bërë nënë e një vajzë të quajtur Renee. Ajo nuk e ka humbur sharmin që e karakterizon, edhe pas lindjes.
  • Xhemi Shehu, prezantuesja e njohur, seksi, është nëna e dy djemve të vegjël. Fëmija i saj i parë është Martini dhe më pas Gabrieli.
  • Arbana Osmani ka pak kohë që është bërë nëna e Jonit të vogël. Sapo iu rikthye ekranit ajo erdhi në top – formë.
  • Silva Gunbardhi gjithashtu ka pak kohë që është bërë nënë e vogëlushit të saj Dalvit. Megjithatë Silva nuk e ka humbur sharmin që e karakterizon, edhe pas lindjes.
  • Eneda Tarifa është nëna e Arias. Ajo vazhdon të jetë një artiste seksi, pavarësisht se është “mama“.
  • Rezarta Shkurta vazhdon të ketë paraqitjen e saj të ëmbël dhe elegante edhe pas ardhjes në jetë të vajzës së saj Hera.
  • Amarda Toska është mamaja e Joelit të vogël, por gjithashtu seksi si vite më parë.
  • Miriam Cani është nëna më e re në këtë listë nënash. Ajo kohët e fundit ka sjellë në jetë, vajzën e saj Ameli dhe linjat e saj nuk kanë ndryshuar aspak.
  • Jonida Maliqi është gjithashtu një mama superseksi. Ajo është nëna e Danit dhe pavarësisht karrierës dhe familjes gjithmonë ka gjetur kohën t`i përkushtohet vetvetes.

Janë për t`u adhuruar artistet shqiptare. Ato nuk kanë hequr dorë nga karriera në asnjë moment. Janë duke punuar, duke u kujdesur për të vegjëlit e tyre dhe duke u kujdesur për vetveten.

Fotot e mëposhtme janë mozaik të mamave seksi me fëmijët e tyre.

mama 1

mama 2 (1)