
0
0
Në daljen e tij në emisionin shumë të ndjekur 6 ditë pa Ermalin, Noizy i dha mundësinë të gjithë fansave që ta njohim më shumë. Kjo në fakt edhe falë formatit të këtij emisioni.
I pyetur se a do ta pëlqenin vajzat nëse s`do të ishte këngëtar, me një vetëbesim të adhurueshëm Noizy u përgjigj “Po”, duke e argumentuar përgjigjen e tij. Ai tha se nëse s`do të ishte këngëtar do të ishte sportist ose kuzhinier.
Në fakt të dyja këto profesione janë të adhurueshme nga vajzat. Noizy kishte të drejtë, gjithsesi do ta kishte vëmendjen e vajzave.
Për të gjithë ju që e keni humbur këtë deklaratë, klikoni për ta parë këtë episod!