Njerëzit e suksesshëm ndjekin disa hapa të rëndësishme për një fillim dite pozitive dhe mbyllje të mbrëmjes në qetësi. Në këtë artikull do ju listojmë 12 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë para se të flenë.
• Ata lexojnë
Një nga gjërat më të rëndësishme që bëjnë para se të flenë është leximi – duke filluar një orë para se t`i zërë gjumi.
• Ata shkëputen nga puna
Kjo kategori njerëzish bëjnë gjithçka përveç punës para se të flenë. Ata braktisin ç‘do gjë që ka lidhje me punën. Disa studime kanë treguar që nëse e lidhni gjumin tuaj me punën atëherë gjatë natës do jetë shumë e vështirë të relaksoheni.
• Heqja dorë totalisht
Të shkëputesh nga puna përpara fjetjes është një ide mjaft e mirë por kjo nuk do të thotë që të heqësh dorë nga kontrolli i mesazheve dhe të rikthehesh në rrjetet sociale apo lojrat elektronike.
• Ata bëjnë listë me gjërat e nevojshme
Të pastrosh mendjen përpara se të flini është për një natë të qetë e rëndësishme për këta persona. Prandaj ata krijojnë një listë në lidhje me çështjet që u duhet të merren ditën e nesërme.
• Ata kalojnë kohë në familje
Është shumë e rëndësishme të kaloni kohë duke biseduar me partnerin/en tuaj, të luani me fëmijët apo dhe të lozni me qenin tuaj nësë keni një të tillë. Duhet të kaloni kohë sëbashku për të folur rreth ditës që ka kaluar gjithsecili.
• Ata bëjnë shëtitje gjatë mbrëmjeve
Duke u bazuar në disa studime të kryera, shëtitja gjatë mbrëmjeve do ju reduktojë stresin dhe ankthin.
• Reflektimi mbi gjërat pozitive të kryera gjatë ditës
Njerëzit e suksesshëm kalojnë kohën e tyre para se të flenë duke menduar për gjërat pozitive që kanë përjetuar gjatë asaj dite. Të shpenzosh pak minuta duke menduar mbi këto gjëra do ju bëjnë të ndjeheni pozitiv dhe me humor të mirë.
• Hamendësim për një të nesërme të suksesshme
Disa prej këtyre personave shpenzojnë vetëm disa minuta para se të flenë që e nesërmja do t`i rezervojë vetëm situata dhe gjëra pozitive. Dhe kjo sjell tek ata një relaks në zgjim.
• Ata meditojnë
Këta persona shpenzojnë 10 minuta para gjumit për të medituar. Kjo është një mënyrë e mirë për të relaksuar trupin dhe qetësuar mendjen.
• Ata planifikojnë gjumin
Shumica prej tyre kanë një rutinë në orarin e gjumit, flenë ç’do natë në të njëjtën orë. Ata sugjerojnë që të fjeturit ç’do natë në orën e caktuar në këtë mënyrë eleminohet alarmi i zgjimit i cili nuk është diçka e mirë për trupin tonë.
• Mbajtja rituale e higjenës
The National Sleep Fondation rekomandon që të krijojmë një ritual të higjenës e cila të jetë e lidhur me një lloj sinjali nga ana psikologjike e cila na lajmëron që është koha e higjenës: larja e dhëmbëve, fytyrës dhe higjena personale.
• Ata nuk përdorin alkool
Sipas studimeve të kryera me një numër personash ka rezultuar që përdorimi i alkoolit para se të shkrihemi nuk është një ide e mirë sepse nuk ndihmon trupin në shplodhje. Prandaj është mirë të mos e përdorim.
Burimi i lajmit: http://www.inc.com/business-insider/what-successful-people-do-before-they-go-to-sleep.html
Burimi i fotos: © freestockpro.com https://www.pexels.com/photo/adult-beautiful-celebration-cozy-332090/