Home ShowBiz Fjalët e ngrohta të Shpat Kasapit për të ëmën
Fjalët e ngrohta të Shpat Kasapit për të ëmën
0

Fjalët e ngrohta të Shpat Kasapit për të ëmën

0
0

Shpat Kasapi është një djalë shumë i ëmbël. Këtë e kemi kuptuar nga buzëqeshja që e karakterizon. Megjithatë në këtë prizëm, nuk e kishim parë më parë. Mesa duket Shpat Kasapi është jo vetëm një djalosh shumë i dhënë pas së ëmës, sepse të gjithë djemtë janë ashtu, por ai nuk ka as komplekse të flasë për të dhe ta falënderojë publikisht.

Ka zgjedhur ditën e sotme, që është edhe dita e ditëlindjes së saj, për ta falënderuar për të gjithë sakrificat si dhe për ta uruar.

Ja fjalët e ngrohta që Shpati shkruajti:

“Shkruaj Për ty e Dashur…. Në fakte mora guximin te shkruaj per ty por realisht nuk e di se nga tja filloj? Nga periudha kur une isha femije i vogel mjafte i llastuar dhe te sjellja probleme si cdo adoleshent, ti prape me qendrove prane duke me then pa merak se Mami eshte ketu? Apo te filloj nga periudha kur une u futa ne muzike dhe ti ishe aj uragani i fuqishem qe ndalove qdo penges qe na dilte para. Doje ti ndiqja hapat e Babait? Epo ate e bera uroje qe nga larte te jetë krenarë për mua, ose të pakten te mos jetë i zhgenjyer. Më mesove se si ta jetojmë të ashtequajturen Jete, më mesove si te fali dashuri per njerez te mire, si te sillem me mesove me mesove me mesove … Ah mire por cka nuk mesova nga ti…? Të gjithaaa biles akoma sote me meson me keshillon shpeshhere dhe me qorton. E di e ben ngase don ta shofesh Shpatin qe enderoje nga vogjëlia. Qka te flas për ty? Se dij? E di pse? Smundem ate sakreficen tënde qe bere per ne përkatesisht ndaj Albinit Jehones dhe ndaj sugarit tend (Shpatit) ta perbledhë, me keto shkronja e fjali, Per mua je shok i jetës, je nënë e fuqishme e pa ndalur nga sfidat e jetes. Kur them e fuqishme disa do pysin por si? Pooo po miq e fuqishme madje shume me shum se qe e mendoni..? E vetme rriti 3 femije pa te shtrejtin Baba ngase njerezit e mire zoti merr prane. Jeta kështu e ka… Sot u bera burr dhe ndërtova një karrier mjaft te fuqishme ngase jam pothuajse qe 20 vite ne skenen shqiptare dhe kjo ndodhi fale prindereve te mi, dhe fale teje Mami. Sote dhe pse jam i rritur u bera burr, shqetesimi yt ndaj meje ska te ndalur, deri ne oret e vona me pret me therret per ta pytur sugarin tend se ku ndodhet…? Ti per mua nuk je nje nënë e zakonshme, por je nje nënë qe shpirti im sdo te ndalet asnjehere se dashuruari ty mbreteresha ime. Sote feston ditelindjen, nuk jam me ty afer ngase angazhimet e mia me perplasin kudo neper Evrop. Por.. Jam me ty me zemer e me ter qenjen time. Urimeee dashuria ime u befsh 100. Te duaa pa fund ATE QKA TA MESON NENA STA MESON DOT LIBRI.”

https://www.instagram.com/p/BE5jahgHa36/?taken-by=shpatkasapi85&hl=en