
0
0
Dita e djeshme ishte historike për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Ajo nuk ishte një ditë historike vetëm për futbollin. Ishte një arritje e madhe për Kosovën, si një shtet i pavarur dhe me të drejta të plota.
Sigurisht që të gjithë u ndjenë krenarë për këtë arritje, por lindi edhe pyetja se çdo të ndodhë me talentet që ndodhen në ekipin e Shqipërisë dhe që janë shqiptar të Kosovës?
Nga kjo ka marrë shkas edhe Ermal Mamaqi, i cili ka uruar Kosovën, duke bërë sigurisht edhe pak humor: “Urime Kosovë! Aman mos na merrni shumë nga tanët.”
Sigurisht që përtej gjithçkaje shqiptarët do të kenë një skuadër më shumë për të bërë tifo.
Postimi i Ermalit:
https://www.instagram.com/p/BE9GNP1h9Kt/?taken-by=ermalmamaqiofficial&hl=en