
0
0
Labinot Rexha ka punuar shumë muaj për realizimin e klipit të tij më të ri, që do të pasojë hitin e tij të fundit “Maturant”.
Në xhirimet e këtij klipi, ndryshe nga ai i fundit, Labinoti ka përfshirë shumë aktorë, të cilët në përfundim të xhirimeve ka gjetur kohën që t`i falënderojë.
Pjesë e klipit të tij do të jetë edhe kampioni i boksit profesional Elvir Muriqi.
Labinoti ka postuar edhe disa foto ekskluzive nga xhirimet e klipit dhe nga sa kuptohet nga fotot do të vijë një projekt shumë interesant.
Kështu së shpejti do të vijë klipi i ri dhe ndërkohë ja disa foto nga xhirimet:
https://www.instagram.com/p/BFPCEcvux1u/?taken-by=labinotrexhanoti&hl=en