
Eneda Tarifa mund të quhet padyshim këngëtarja që është diskutuar më së shumti si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion.
Ajo është komentuar jo pozitivisht jo vetëm për këngën, por edhe për intervistën e famshme, ku i kërkoi ndihmë Dhuratës.
Eneda i ka lexuar këto komente mediatike jo fort pozitive, ka lexuar gjithashtu edhe komente të njerëzve të ndryshëm dhe në fund e mërzitur ka vendosur ta mbyllë facebook- un, thua sikur ta kishte fajin rrjeti social.
Në një intervistë të dhënë për revistën “Who”, ajo ka thënë se e mbylli faceook- un për të mos i kthyer përgjigje të gjithë atyre që e komentuan me fyerje. “Nuk do të rezistoja dot pa kthyer ndonjë përgjigje tjetër”, ka thënë Eneda, e cila mesa duket nuk e paska të lartë vetëefektshmërinë.