
Andra dhe Sinani u bekuan me ardhjen e djalit të tyre në jetë – Ja emri i bebit dhe foto ekskluzive e familjes Hoxha
0
0
Andra dhe Sinani ishin prej kohësh në pritjen e ëmbël. Kemi kënaqësinë t`ju njoftojmë të parët se princi i tyre sapo lindi!
Andra e solli në jetë djalin e tyre në Gjermani, në Hamburg në një nga spitalet më të mira private të Hamburgut. Fëmija ka lindur i shëndetshëm, duke i sjellë shumë gëzim çiftit të ri.
Me shumë kujdes Andra dhe Sinani kanë bashkuar emrat e tyre, ashtu si edhe zemrat dhe e kanë quajtur djalin Ansi.
Tashmë panorama e familjes së tyre u plotësua! Ne i urojmë jetë të gjatë Ansit të vogël dhe shumë lumturi familjes që sapo u shtua!
Për të gjithë fansat e Sinanit dhe adhuruesit e çiftit ja edhe foto ekskluzive e bebit të sapolindur, me prindërit e tij!