
0
0
Gima ka sjellë pak ditë më parë klipin me titull “Zbardhi dita”. Më shumë sesa një klip, është një projekt, që bën një jehonë të madhe për mallin. Ndjesia më e bukur dhe më trishtuese është pikërisht malli.
Gima i ka kënduar në këtë këngë mallit për vendlindjen e tij, për njerëzit e vendit të tij e veçanërisht për nënën. Dashuria që vjen nga brenda shpirtit, e reflektohet përmes zërit të fuqishëm të tij, e shndërruar pastaj në mall, i japin një vlerë të veçantë kësaj kënge dhe e bëjnë rrënqethëse.
Të gjitha këto ndjenja të mëdha, të shprehura fuqishëm, e bëjnë këtë një ndër këngët më të ndjera të mallit.
Ka pak kohë që është publikuar, e nëse akoma nuk e keni dëgjuar, tani është mundësia!
“Zbardhi dita”: