
0
0
Xhesika Ndoj i ka kuriozuar të gjithë me fotot që publikon të të dashurit të saj. Këtë herë ajo ka postuar foto të një puthjeje në buzë, e gjithashtu duarve të tyre të kapura. Ajo që surprizon është një unazë fejese në dorë, në gishtin e unazës. Xhesika është shprehur gjithmonë shumë e dashuruar me këtë djalë, të cilit i kemi njohur tipare pjesë pjesë e asnjëherë nuk e kemi njohur të gjithin. Mos vallë i dashuri i saj është një person i njohur publik dhe ndaj Xhesika përpiqet të ruajë privatësinë?