
0
0
Për të gjithë fansat e Sinan Vllasaliut u publikua pak ditë më parë, vetëm audio e këngës “Ok”. Ndërsa dje u paralajmërua edhe publikimi i videoklipit të kësaj kënge fantastike. Ashtu si gjithmonë edhe këtë herë kënga vjen si një produksion i “EmraCom”. Për tekstin është kujdesur Kreshnik Avdiu, kurse për muzikën Virusi. Këngën dhe zërin e mrekullueshëm të Sinanit e keni shijuar prej disa ditësh, ajo që mund të shtojmë është që edhe klipi është në lartësinë e duhur, përshtatur këngës fantastike.
Foto ekskluzive: