Home Lifestyle Ja si të bëhesh gati për të vendosur unazën!
Ja si të bëhesh gati për të vendosur unazën!
0

Ja si të bëhesh gati për të vendosur unazën!

0
0

Është koha kur duart e tua do të kenë vëmendjen e gjithë botës. Ceremonia e vënies së unazës! Të gjithë sytë do të jenë të duart e mrekullueshme, kur ai të të marri dorën, për të vendosur unazën.

Çfarë mund të bësh vetë?
Hapi i parë është kujdesi për duart, të cilin mund ta bëni vetë në shtëpi. Filloni të keni kujdes të paktën në dy muajt e fundit, përpara ceremonisë. Ndaloni së preri thonjë. Hidratojini duart jo vetëm në mëngjes dhe përpara gjumit, por përgjatë gjithë ditës, sa herë që i ekspozoni duart ndaj ujit. Mund t`i lyeni ato me krem përpara gjumit dhe të flini me dorashka. Vaji i ullirit është shumë i mirë për duart dhe thonjtë.

Vizitoni një sallon bukurie
Disa kohë përpara ceremonisë janë të nevojshme disa vizita të rregullta në një sallon bukurie. Vizitat mund të fillojnë dy muaj para dhe të bëhen në një interval një herë në 10-15 ditë.

Zgjatje e thonjve
Pas gjithë gjërave të thëna dhe të bëra vjen aspekti më i rëndësishëm, që është zgjatja e thonjve. Kjo procedurë do t`ju garantojë që t`i bëni thonjve ndryshimet që dëshironi. Mund të zgjidhni zgjatje me akrilik, ose me xhel.

Arti i thonjve
Hapi tjetër pas zgjatjes së thonjve është arti i thonjve. Modeli, ngjyra dhe çdo gjë tjetër do të zgjidhet në këtë fazë. Ka modele dhe lloje të ndryshme që mund të zgjidhni.

Arti i trupit
Mund të zgjidhni në këtë fazë edhe bërjen e tatuazheve në gishtat, ose duart tuaja, ose vetëm në gishtin e unazës. Përpara se ta bëni këtë sigurohuni që do t`i duroni dhimbjet.

Burimi: http://www.worldofwedding.com/planning-and-ideas/65/be+ready+for+the+ring

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/accessory-anniversary-band-celebration-265856/