
0
0
“Fiks Fare” është një ndër programacionet më të ndjekura dhe i pari në llojin e tij. Moderatorët historik të këtij programi kanë qënë Saimir Kodra, i larguar pak kohë më parë dhe Gent Pjetri, ose ndryshe “Doktori”. Fiori Dardha zëvendësoi Saimirin, kur ai u largua nga ky program dhe u përqafua menjëherë nga publiku. Prej shumë ditësh po qarkullojnë fjalët e ndryshimeve që po bëhen në “Top Channel” dhe mesa duket edhe këta dy moderatorë janë prekur nga këto ndryshime. Thuhet se moderatorët e rinj do të jenë aktorët e “Pa limit” Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, dy artistë shumë të talentuar. Këto janë thjesht zëra që po qarkullojnë në media, sigurisht që gjithçka do të kuptohet kur të vijë koha e duhur.