
0
0
Ngjarja më e rëndësishme në një nga eventet kryesore në New York të ‘Comic-Con’ është zbulimi i një romani të ri grafik mbi jetën e të famshmit John Lennon. Historia do të shtrihet nga fëmijëria deri te dashuria e tij me Yoko Ono. Versioni anglisht i librit do të jetë gati në Maj të 2017- ës. Autori dhe skenaristi francez David Foenkinos do të ritregojë jetën e tij, të vendosur nën rrëfimin e vetë Lennon gjatë seancave me terapistin imagjinar. Në qendër të biografisë do të jetë jeta e tij në përgjithësi e veçanërisht vendimi i tij për të kënduar solo.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BQ59OUUAH7e/?taken-by=johnlennonofficial&hl=en