Historia e ndarjes së Rihannës dhe Chris Brown bëri një bujë të madhe asokohe. Jo vetëm për faktin se dy artistë shumë të dashur e të njohur po ndaheshin, por edhe sepse dhuna që Chris ushtroi ndaj Rihannës i shokoi të gjithë. Tashmë që Rihanna është ndarë edhe nga Drake një pikëpyetje është vendosur mbi një rikthim të mundshëm te dashuria e parë, Chris. Një burim i afërt me artisten ka thënë ekskluzivisht për ‘HollywoodLife.com’ se nëse Chris ka shpresa që një rikthim mes tyre të ndodhë, atëherë do të zhgënjehet nga rezultati. Rihanna vetëm pak ditë më parë ironizoi të gjithë ish të dashurit se asnjëri prej tyre nuk është i lumtur sot, ndaj ajo s’e shikonte veten si problemi i lidhjeve.
Nisur edhe nga ç’ka burimi ka thënë, Rihanna do të vazhdojë të jetë beqare e lumtur edhe për disa kohë.
Burimi i lajmit: http://hollywoodlife.com/2016/10/14/rihanna-chris-brown-getting-back-together-drake-split/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BRRi_P7jCEd/?taken-by=badgalriri&hl=en