
0
0
Fansat janë gjithmonë kuriozë rreth gjithçkaje që ndodh me të preferuarit e tyre. Janë kuriozë qoftë rreth ngjarjeve që ndodhin në jetën e artistëve, po ashtu edhe në detaje më të vogla të përditshmërisë. Një këngëtare simpatike si Adelina Tahiri si mund ta ketë arreduar dhomën e saj të gjumit? Ia ka shuar këtë kuriozitet fansave, duke postuar një foto pikërisht nga dhoma. E përkushtuar pas modës, vihet re se në dhomën e saj, pjesa e garderobës është e ndarë nga mobiljet e tjera. Kombinimet e ngjyrave janë e bardha dhe roza. Ndoshta Adelina e ndan dhomën me të motrën, që është më e vogël se ajo.