
0
0
Fansat shpërblehen jo vetëm me dashuri. Këtë herë Ardian Bujupi dhe Dalool kanë një surprizë për të gjithë fansat e hitit “E ëmbël”. Artistët të impresionuar nga videot e pafundme të fansave, të dërguara në mesazhe, kanë dhënë një premtim. Pasi do të mirëpresin video të tjera, nga më të ndryshmet, do të përzgjedhin 3 më të bukurat. Personazhet e këtyre videove do të jenë më pas protagonistë të klipit më të ri, që do të sjellë dyshja e famshme. Ky është një lajm i mirë dhe një mundësi e shkëlqyer, që u ofrohet atyre, që dëshirojnë të jenë pjesë e projektit të radhës.
Ndaj ajo që pritet nga të gjithë është sa më shumë fantazi në videot tuaja, kreativitet dhe ku i dihet, fati mund të jetë me ju!
Ja edhe video:
“E ëmbël”: