
0
0
2Ton është intervistuar nga Dasara, teksa ndodhej në një lokal nate për të performuar. Ata zhvilluan një bisedë fantastike, për të cilën edhe Dasara shprehu pëlqimin dhe mirënjohjen e saj. 2Ton iu përgjigj pyetjeve me shumë thjeshtësi dhe xhentilesë. Ndër shumë tema, ata folën edhe për jetën personale të 2Ton dhe faktin se është i preferuari i vajzave. Ai u shpreh se parapëlqen më tepër “vajzat e vështira”, duke nënkuptuar kështu vajzat që nuk pranojnë propozimin me herën e parë. Mospranimi i menjëhershëm e bën siç duket edhe më interesante marrëdhënien dhe e nxit kuriozitetin dhe interesin e tij. Ndaj kujdes, nëse ai ju pëlqen, bëni interesanten!
Intervista e tij: