
0
0
Mëngjesin e djeshëm u nda nga jeta krejt papritur aktori i mirënjohur Bujar Lako. Pas një sulmi në zemër, ai ndërroi jetë. Djali i tij, artisti Bojken Lako ka shkruar disa fjalë për të gjithë miqtë e të atit, që janë po aq të trishtuar sa edhe ai.
“Miq të Bujos, dashamirës, të afërm e shokë. Jemi të prekur pa masë e na keni dhënë mbështetje e emocion të fortë, me ndjeshmërinë që treguat në këto ditë të vështira. Ju falenderojmë shumë…”, shkroi ai ndër të tjera në profilin e tij.
Bujar Lako u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare, pas një karriere të gjatë dhe shumë titujsh e çmimesh të fituara.
Ngushëllime familjarëve!
Postimi i Bojkenit:
https://www.instagram.com/p/BOgrmm4gJY3/?taken-by=bojkenlakoLink: https://www.instagram.com/p/BOgrmm4gJY3/?taken-by=bojkenlako